Rreth Nesh


RRETH NESH

Kipper ka pasur dhe vazhdon të ketë një ritje të vazhdueshme, ku operon me mbi 40 markete dhe me mbi 500 të punësuar.

Me modelin e funksionimit “Hard Discount – Gjithmonë çmime të ulëta” Kipper në asortimanin e tij ofron afër 2000 lloje të produkteve, duke përfshirë mallra me brende të njohura dhe Private Label – Brende Vetanake.

Kipper ka për qëllim që nëpërmjet menaxhimit profesional dhe kualitativ ti ul kostot operative dhe të njëjtat ti reflektoje te çmimet e produkteve që konsumatorët të kursejnë çdo ditë.

Kipper fokusohet në edukimin e stafit duke ngritur vetëdijen e të punësuarve për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe për të rritur besueshmërinë ndaj konsumatorëve dhe furnitorëve të saj.


BLEJ ME ZGJUARËSI

Prej momentit kur filloni të bleni në Kipper do të thotë se keni sjellur vendim që të jeni konsumator i vetëdijshëm. Kur bleni në Kipper, nuk keni nevojë të harxhoni kohë të tëra duke shfletuar broshura, të mbledhni kupona ose të mbani kartela të ndryshme me vete.

Në Kipper konsumatorët nuk harxhojnë të holla për:

– ambalazhin e produkteve;

– marketingun e tepruar;

– emrin e brendit;

– dekorimin e objekteve dhe

– numrin e tepërt të punëtorëve.

Duke iu shmangur këtyre harxhimeve te panevojshme, në Kipper çmimet gjithmonë janë të ulëta kështu që konsumatorët tanë kursejnë çdo ditë.


MOTOJA ‘KURSE ÇDO DITË’

Me qëllim që çmitet të mbeten të ulta, Kipper optimizon shpenzimet operative të kompanisë duke u bazuar në disa principe kryesore:

– shmang të gjitha shpenzimet e panevojshme që mund të refloktohen te çmimet e produkteve; dekorim, transport, marketing, kuadër etj;

– nga magazina qendrore siguron logjistikë efektive;

– mban portfolion e ulët të produkteve me përafërsisht 2000 dhe

– me fuqinë e saj blerëse Kipper nxit furnitorët dhe prodhuesit që produktet ti prodhojnë me çmime sa më të ulëta.