Ofro Lokal

KIPPER MARKET është një prej marketeve më të suksesshme për produkte ushqimore në Maqedoni. Këtë konfirmon edhe fakti që KIPPER për momentin ka 41 markete në tërë territorin e Maqedonisë dhe se çdo vit vazhdon trendi i zgjerimit.

Me zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të marketeve, kemi për qëllim që të jemi sa më afër blerësve tanë dhe në këtë mënyrë të tregojmë që KIPPER në të vërtetë është marketi Juaj në lagje.

Vazhdimisht kërkojmë…

…hapësira dhe objekte për blerje dhe marrje me qira KIPPER MARKET është gjithmonë në kërkim të tokës, hapësirës për shitje me pakicë dhe objekteve për t’i marr me qira apo për t’i blerë, në tërë Maqedoninë.

Për të kënaqur pritjet e konsumatorëve tanë, planifikojmë hapje të marketeve të reja në të gjitha pjesët e Maqedonisë.